Loader

Ballkan Safety & Training Services sh.p.k (BS & TS) është një kompani e kufizuar, e regjistruar në Shqipëri me seli në Tiranë. Drejtorët e kompanisë kanë identifikuar një nevojë në rajon për një burim këshillimi dhe trajnimi “një ndalesë” kompetente, profesionale dhe fleksibël, me qëllim që të ndihmojnë organizatat në arritjen e pajtueshmërisë me legjislacionin dhe praktikat më të mira të Shëndetit dhe Sigurisë si dhe vlerësimin dhe kontrollin e ndikimit në mjedis të aktiviteteve të tyre.

BS & TS janë një kompani e mirefilltë multinacionale. Menaxhuesit dhe stafi kanë një njohuri të gjerë të historisë, kushteve dhe karakteristikave lokale, si dhe përvojën e konsiderueshme ndërkombëtare brenda një spektri të larmishëm të industrive, duke përfshirë: Prodhim Industrial, Inxhinieri Mekanike-Elektrike dhe Ndërtim.

Gjeografikisht, BS & TS do të përqendrojnë përpjekjet e tyre fillimisht brënda Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Rumanisë, Maqedonisë, Bullgarisë, Malit të Zi, Kroacisë, Serbisë dhe Kosovës dhe më pas do të zgjerojnë rrjetin e qëndrave të tyre të trajnimit dhe të zyrave rajonale, pasi kërkesa rritet në përputhje me lulëzimin e ndërmarrjeve industriale dhe tregtare në këto vënde.

BS & TS ofron shërbimet e mëposhtme brënda çdo industrie;
• Trajnim bazë dhe të avancuar për punëtoret në fushën e Shëndetit, Sigurisë & Mjedisit (HSE)
• Trajnim bazë dhe të avancuar të HSE për menaxherët e mesëm dhe supervizorët
• Trajnim dhe këshillim për menaxherët e lartë dhe drejtorët e kompanive
• Trajnim dhe këshillim për parandalimin dhe kontrollin e zjarrit
• Auditim i bizneseve në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe lokale të HSE
• Inspektim në vendin e punës për çdo madhësi dhe kompleksitet
• Trajnim në hartimin në menyrë sa me efektive të dokumentave të vlerësimit të rrezikut ( 5 Hapat)
• Identifikim dhe përpilim të mëtejshëm të procedurave të HSE dhe Sistemeve të Sigurta të Punës
• Trajnim në ndodhjen dhe identifikimin e rrezikut gjatë punës
• Trajnim për vlerësimin efektiv të rrezikut dhe / ose përpilimin e vlerësimeve të rrezikut

Lista e mësipërme duhet të konsiderohet si tregues i aftësive të BS & TS në përgjithësi, por BS & TS mund te ofrojë dhe kurse te tjera trajnimi sipas kërkesës tuaj. BS & TS mirëpret pyetjet nga cdo organizatë dhe do të ishte e kënaqur të diskutoj se si mund ta përmirësojmë reputacionin e kompanisë tuaj përmes përputhshmërisë dhe se si menaxhimi i HSE-së mund të kursejë në menyrë efektive paratë tuaja të ndërmarrjes!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

Back To Top